Gjysma e ekipit të Dritës, kanë rezultuar negativ në testin për Covid 19

Gjysma e ekipit të Dritës, kanë rezultuar negativ në testin për Covid 19

Një pjesë e ekipit të Dritës së Gjilanit, ka rezultuar negativ në testin për Covid 19.

Drejtori i Gjilanit, Feti Murseli, ka thënë për KTV-në, se një pjesë e ekipit, ka rezultuar negative, ndërsa për pjesën tjetër të ekipit, rezultatet do të publikohen sonte rreth orës 23:00, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, transmeton Insajderi.

Klubi i futbollit Drita të mërkurën në mëngjes është testuar për Covid 19, derisa të premten do të udhëtojë drejtë Nyonit, pasi të shtunën e zhvillon ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër ekipit të, Inter d’Escaldes.

“Nëse nuk do t’i marrim deri sonte rezultatet për pjesën tjetër, atëherë do të jetë vonë për ne dhe do të detyrohemi ta njoftojmë edhe UEFA-n për anulimin e udhëtimit”, ka shtuar Murseli.

Drita do të testohet edhe të premten për coronavirus, me të mbërritur në Nyon./Insajderi.com.