
Është hedhur sot paradite shorti për raundin e gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit në Spanjë, njofton Insajderi.
Goglat kanë përcaktuar përballjet Barcelona-Sevilla dhe Levante-Athletic Bilbao.
Kujtojmë që baskët e Bilbaos, të cilët sapo kanë fituar Superkupën e Spanjës, do të zhvillojnë dhe finalen e prapambetur të vitit të kaluar të Kupës së Mbretit me Real Sociedad.
Ndryshe nga raundet e tjera, gjysmëfinalet e Kupës së Spanjës do të luhen me dy takime. Sfidat e para do të zhvillohen në datat 9-10 shkurt dhe kthimi në 2-3 mars.
Kujtojmë që finalja e këtij sezoni të Kupës së Mbretit do të zhvillohet në 17 prill në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla. /Insajderi.com