Gjysmëfinalja e Champions League, Real Madrid vs Chelsea – formacionet e mundshme

Gjysmëfinalja e Champions League, Real Madrid vs Chelsea – formacionet e mundshme

Farland Mendy nuk ia del për ndeshjen e sotme kundër Chelseat, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Mbrojtësi francez është një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Zinedine Zidane, njofton Insajderi.

Trajneri do t’i besojë Nacho Fernandez në krahun e majtë dhe jo të zakonshmit, brazilianit Marcelo. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ka shumë ndryshime dhe mesfusha forcohet me rikthimin e Toni Kroos për të formuar formacionin fiks. Nga ana tjetër, trajneri Tomas Tuchel ka disa dilema për formacionin bazë.

Mbrojtja do të jetë e njëjta si në ndeshjet e fundit, por në mesfushë dhe në sulm mund të ketë ndryshime. Lojtarë si Pulisiç dhe Havertz rivalizojnë njëri-tjetrin për një fanellë titullari, por amerikani është më i preferuar. E njëjta histori edhe me Mason Mount dhe Hachim Ziyech, por ky i fundit pritet që ta nisë nga banka rezervë. /Insajderi.com