Janë publikuar formacionet e gjysmëfinales Inter – Juventus, e vlefshme për Kupën e Italisë, njofton Insajderi.
Trajneri i kampionëve të Italisë, Andrea Pirlo ka kryer shumë ndryshime në 11-shen e parë. Bufon, De Ligt, Demiral, Alex Sandro, Bernadeski, Bentakur dhe Kulusevski janë vendosur titullarë. Ndryshe nga homologu ‘bardhezi’, Conte ka kryer pak ndryshime në formacion. Matteo Darmian dhe Alexis Sanchez do të aktivizohen në fushë që nga minuta e parë kundër “Zonjës së Vjetër”.
Inter-Juventus është një ndeshje që ka parë rezultate të çmendura edhe në Kupën e Italisë, ku precedentët janë 31 mes tyre, por nëse qëndrojmë vetëm në përballjet e tyre në fazën gjysmëfinale të kompeticionit, në katër precedentë të mëparshëm, mes viteve 1938 dhe 2016, në finale ka shkuar gjithmonë Juventus. Por, me këtë Inter që sivjet transmeton shumë forcë dhe vetëbesim, pa dyshim që kjo tabu do të kërkohet të thyhet dhe Antonio Conte është gati që të mposhtë sërish të kaluarën e tij, nëse Andrea Pirlo dhe lojtarët e tij do t’a lejojnë.
Formacionet zyrtare
Inter: Handanoviç; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barela, Brozoviç, Vidal, Young; Lautaro Martinez, Alexis Sanchez. Trajner: Antonio Conte.
Juventus: Bufon; Cuadrado, Demiral, De Ligt, Alex Sandro; McKennie, Bentacur, Rabiot, Bernadeschi; Kulusevski, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo. /Insajderi.com