U mbyll në barazim pa gola ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Napolit dhe Atalantës, duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit për sfidën e radhës që do të zhvillohet pas një jave në Bergamo, njofton Insajderi.
Në mbrëmjen e sotme, u aktivizuan titullarë, dy futbollistët e Kombëtares, Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti duke bërë paraqitje të kënaqshme.
Vlen të theksohet fakti se trajneri Gattuso ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe aplikoi skemën (3-5-2), teksa Hysaj u pozicionua në krahun e majtë, një rol që e ka aplikuar edhe në Kombëtaren e Shqipërisë disa herë. Atalanta ishte më kërkuese në këtë takim, teksa kërcënoi gjashtë herë portën e vendasve. /Insajderi.com