Glendi Mici vazhdon edhe për tri vite me Prishtinën

Glendi Mici vazhdon edhe për tri vite me Prishtinën

Klubi i Prishtinës dhe mbrojtësi i majtë, Glendi Mici, kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën edhe për tre vitet e ardhshme, transmeton Insajderi.

Mici këtë edicion me Prishtinën ka regjistruar 38 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku ka arritur të regjistrojë një golë dhe të dhurojë dy asistime.

Ndërsa, mbrojtësi pas nënshkrimit u shpreh se vlerësimi nga ekipi dhe tifozët e bën më të lehtë vendimin.

“Ndihem shumë mirë dhe i vlerësuar në ekip, me qytetin dhe tifozët, prandaj vazhdimin e kontratës e kisha vendim të lehtë. Shpresojë të vazhdojmë me sukses në paraqitjet në Evropë dhe me tjetër titull kampioni në edicionin e ardhshëm”, u shpreh Mici.

30 vjeçari u transferua nga Shkëndija e Tetovës në klubin nga kryeqyteti./insajderi.com