“Globe Soccer Awards”: Zbulohen shtatë kandidatët për më të mirin e vitit 2017

“Globe Soccer Awards”: Zbulohen shtatë kandidatët për më të mirin e vitit 2017

Cristiano Ronaldo e Lionel Messi do të garojnë mes tyre për një tjetër çmim individual, “Globe Soccer Awards”.

Ylli i Real Madridit dhe ai i Barcelonës janë dy prej kandidaturave për futbollistin më të mirë në ceremoninë që do të zhvillohet në 28 dhjetor në Dubai.

Në garë për këtë trofeun e më të mirit që e fitoi Ronaldo vitin e kaluar, janë edhe Sergio Ramos, Neymar, Dybala, Mbappé dhe Buffon.

Ndërkaq, “Globe Soccer Awards” ka përcaktuar edhe kandidatët për trofeun e trajnerit më të mirë dhe ata janë Zinedine Zidane, Allegri, Conte dhe Jose Mourinho. Këtë çmim vitin e kaluar e fitoi Fernando Santos i Portugalisë.

Në kategorinë e skuadrës më të mirë të vitit te nominuar janë Real Madrid, Monaco dhe Manchester United.

“Ceremonia e Globe Soccer Awards ka filluar të organizohet në vitin 2010 ku si fitues spikasin emrat e Falcaos në 2012, Ribery në 2013, Ronaldos në 2014 dhe Messit në 2015.