
Mesfushori anësor i ekipit të Bayern Munich, Serge Gnabry, është infektuar me Covid 19, njofton klubi bavarez.
“Serge Gnabry është testuar pozitiv me COVID-19. Mesfushori ofensivë i FC Bayer është mirë dhe është në karantinë në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftim, transmeton Insajderi.
Nuk janë dhënë detaje nëse lojtari ka pasur kontakt me ndonjë nga bashkëlojtarët e tij dhe nëse edhe dikush tjetër përveç tij është i izoluar.
Ish lojtari i Arsenal dhe ËBA, në sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët kryesor të ekipit gjerman, të cilët fituan Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve./Insajderi.com.