“Goal”: Maradona ka pasuri vetëm 100 mijë dollarë

“Goal”: Maradona ka pasuri vetëm 100 mijë dollarë

Trashëgimia futbollistike e Diego Armando Maradonës do të jetë e vështirë për t’u mbledhur dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për atë financiare, njofton Insajderi.

Sipas portalit “Goal”, pasuria e kampionit argjentinas vlerësohet në vetëm 100 mijë dollarë. Pavarësisht kontratave dhe rrogës faraonike mbi të gjitha te Barcelona dhe Napoli, Maradona u përball edhe me zyrën e taksave në Itali, së cilës i detyrohej miliona dollarë taksa të papaguara.

Në anën tjetër, sipas gazetarit pranë familjes, Luis Ventura, Maradona jetonte në varfëri, vetëm me rrogën e tij si trajner i Gimnazia La Platës. “I vodhën gati gjithçka, pjesën tjetër e dhuroi”, tha Ventura. /Insjderi.com