Godin zyrtarizohet te Cagliari

Godin zyrtarizohet te Cagliari

Mbrojtësi uruguaian, sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Inter, ku luajti vetëm një sezon, i transferuar nga Atletico Madrid si lojtar i lirë, ndërsa këtë merkato verore, u transferua te Cagliari, njofton Insajderi.

Pasi nuk po gjen hapësirat e nevojshme te Inter, Godin u detyrua të largohej nga skuadra e Contes.

Ditën e enjte, Godin zbarkoi në aeroportin e Cagliarit, dhe është shprehur i gatshëm të filloj aventurën e re me ekipin nga “Sardegna Arena”.

Mbrojtësi 34 vjeçar, para kamerave italiane është shprehur “ndihem i lumtur që ndodhem këtu”. Lojtari do të bart fanellën me numrin 2. /Insajderi.com