Goditje nga raketat derisa bëhej falja e Kurban Bajramit në Afganistan (Video)

Goditje nga raketat derisa bëhej falja e Kurban Bajramit në Afganistan (Video)

Kryeqyteti afgan, Kabuli, është goditur nga disa raketa mëngjesin e së martës, derisa po bëhej falja e Kurban Bajramit, transmeton Insajderi.

Raketat ranë pranë pallatit presidencial të këtij vendi, teksa në ceremoni të faljes po merrte pjesë edhe presidenti Ashraf Ghani, raporton Reuters.

Të pranishmit vazhuan pa ndërprerje ritin fetar, ndërsa autoritetet thonë se ende nuk dihet nga kush u shkaktuan goditjet.

“Tre raketa ranë jashtë pallatit”, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Mirëais Stanekzai, duke shtuar se nuk kishte njoftime të menjëhershme të lëndimeve.

Siç raportohet, kryengritësit talebanë mohuan që ata ishin të përfshirë në sulmin në këtë pallat.

Imazhet televizive treguan se Ghani dhe dhjetra të tjerë ishin duke bërë lutje kur u dëgjua shpërthimi i parë. Shumica vazhduan të luteshin, ndërsa rojet e sigurisë mund të shiheshin në sfond duke nxituar drejt zhurmës së shpërthimeve. /Insajderi.com