Gola: Nuk rimëkëmbet ekonomia duke rritur pagat e sektorit publik dhe subvencionet sociale

Gola: Nuk rimëkëmbet ekonomia duke rritur pagat e sektorit publik dhe subvencionet sociale

Profesori universitar që është kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, deklaroi të  enjten se “nuk mund të rimëkëmbet ekonomia duke rritur pagat e sektorit publik dhe subvencionet”.

“Aq më tepër kur shumica e bizneseve janë në nivel mbijetese nderkohë qe ende nuk jemi duke i ditur efektet ekonomike te pandemisë”, ka shkruar Gola në Facebook.

Po ashtu, Gola shtoi se s’ka zhvillim’ nëse sektori publik “sfidon” tregun privat.

“Po ashtu, nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar përderisa sektori publik e sfidon katërciperisht tregun privat në sferën e punësimit. /Insajderi.com