“Golden Eagle” dhe “Pi&Ki” promovohen në panairin e New Yorkut

“Golden Eagle” dhe “Pi&Ki” promovohen në panairin e New Yorkut

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi po merr pjesë në panairin “Fancy Food Show” i cili po mbahet në New York.

Në mesin e 2,600 kompanive ndërkombëtare, produktet e tyre po i promovojnë edhe dy kompani nga Kosova, “Golden Eagle” dhe “Pi&Ki”.

“Përfaqësuesit e kompanive kosovare përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe takimeve me ndërmarrës nga SHBA-të dhe vendet e ndryshme të botës, po synojnë depërtimin e produkteve të tyre në tregjet ndërkombëtare, me theks të veçantë rritjen e eksportit në vende tjera me qëllim që të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, zëvendësministri Krasniqi shton se sigurimi i  ndërmarrësive të këtyre kompanive që MBPZHR-ja përmes granteve investive dhe subvencioneve do të vazhdoj mbështetjen e prodhuesve të vendit tonë, që produktet tona të shpërndahen në sa më shumë tregje të huaja.