Golden Eagle Ylli fiton ndaj Pejës në Suharekë

Golden Eagle Ylli fiton ndaj Pejës në Suharekë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 78:74 (19:19, 17:18, 18:20, 24:17), në kuadër të javës së 27-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.

Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 19:19. Lojë e baraspeshuar u zhvillua edhe në periudhën e dytë, 17:18, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 36:37.

Pejanët e nisën më mirë pjesën e dytë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 39:47, dhe kishin epërsi konstante, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:57. 1:44 minuta nga fundi, ‘verdhezinjtë’ ishin duke fituar 69:74, por nga ky moment vendasit hyn në një seri prej 9:0, duke triumfuar në fund 78:74.

Lg Gill shënoi 16 pikë për vendasit, 15 shtoi Valon Bunjaku dhe nga 13 Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina, kurse te Peja u dalluan Brandon Walters me 17 pikë e 15 kërcime dhe Laron Dendy me 18 pikë e 12 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 17 fitore dhe 10 humbje, ndërsa Peja 14 fitore dhe 13 humbje. /Insajderi.com