Golden Eagle Ylli mposht Pejën në finale, shpallet kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli mposht Pejën në finale, shpallet kampion i Ligës Unike

Skuadra e Golden Eagle Yllit duke e mposhtur Pejën me rezultat 79:82, e fitoi Ligën Unike, edicionin e parë të saj, njofton Insajderi.

Në dy çerekët e parë epërsia ishte te Peja, derisa Ylli u rikthye në çerekun e tretë dhe me treshet vendimtare të Erjon Kastratit e mposhti Pejën për ta fituar titullin historik.

Erjon Kastrati me 21 pikë e pesë kërcime, ishte më i miri te Ylli, derisa u dalluan edhe Mitchell Wilbekin me 18 pikë, pesë asistime e katër kërcime dhe Gëzim Morina me double-double prej 15 pikëve e 13 kërcimeve.

Te Peja u veçuan, AJ Walton me 25 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 12 kërcime, derisa u vërejt mungesa e yllit Dardan Berisha te Peja, i cili mungoi për shkak të lëndimit.

Ky ka qenë gjithashtu, trofeu i parë i madh i skuadrës suharekase në basketbollin e pasluftës. /Insajderi.com