Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit në udhëtim me rezultat 95:99 (24:26, 29:28, 23:26, 19:19) në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll," />

Golden Eagle Ylli mposht Ponte-n në Prizren

Golden Eagle Ylli mposht Ponte-n në Prizren

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit në udhëtim me rezultat 95:99 (24:26, 29:28, 23:26, 19:19) në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.
Kjo ishte një nga ndeshjet më të bukura në këtë edicion, me shumë aksione të bukura, me shumë kthesa dhe me një tempo të lartë për 40 minuta.
Pas një fillimi të bararpeshuar, Ylli kishte epërsi në gjashtë pikë, 13:19, por Ponte nuk dorëzohet duke barazuar shifrat, e më pas zhvillohet lojë e barbartë, derisa çereku i parë përfundon 24:26. Lojë shumë interesante u zhvillua edhe në periudhën e dytë, me shumë kthesa. Mysafirët kishin deri në nëntë pikë epërsi, 33:42, por vendasit të udhëhequr nga Paige rikthehen sërish, derisa pjesa e parë përfundon 53:54. Paige realizoi 23 pikë në pjesën e parë apo 7/7 për tri pikë.
Edhe periudha e tretë ishte mjaft interesante, ku kësaj radhe prizrenasit kishin nëntë pikë epërsi, 74:65, por therandasit me një seri të suksesshme barazojnë shifrat dhe kalojnë në epërsi, 76:80, rezultat me të cilin përfundoi perioda e tretë. 10 minutat e fundit ishin vendimtare dhe dramatike. Golden Eagle e nis më mirë, duke pasur epërsi 76:83, megjithatë, Prizreni rikthehet duke barazuar shifrat në 89:89. Më pas zhvillohet një lojë e barabartë, por, Ylli në momentet vendimtare ishte më i përqendruar dhe arrin të triumfojë në fund me rezultat 95:99.
Te Ponte Prizreni u dalluan Jeremiah Paige me 29 pikë dhe Divine Myles e Arti Hajdari me nga 20 sosh, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 24 pikë e tetë asistime, Mitchell Wilbekin me 21 pikë dhe Elyjah Clark me 19.
Ponte Prizreni ka dhjetë fitore dhe pesë humbje, kurse Golden Eagle Ylli nëntë fitore dhe gjashtë humbje. /Insajderi.com