Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 91:54 (22:5, 29:9, 19:23, 21:17), në kuadër të xhiros së dhjetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.
Therandasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke fituar bindshëm çerekun e parë 22:5. Ylli dominoi edhe në periudhën e dytë, që e fitoi me 20 pikë dallim 29:9, duke shkuar në pushim me rezultat 51:14.
Epërsia e lartë ishte e mjaftueshme që vendasit të jenë më të relaksuar në pjesën e dytë. Çereku i tretë përfundoi 19:23 dhe ai i fundit 21:17. Kështu trajneri i ri i Golden Eagle Yllit, Fatih Gezer debutoi me fitore prej 91:54.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Samir Zekiqi me 17 pikë, Demetris Morant me 14 pikë e 10 kërcime, Arbër Berisha me 13 pikë e nëntë kërcime, kurse te Trepça, Besnik Azemi dhe Ramadan Zekiqi shënuan nga 15 pikë.
Golden Eagle Ylli ka pesë fitore dhe pesë humbje, kurse Trepça dy fitore dhe tetë humbje. /Insajderi.com