Golden Eagle Ylli shpallet kampion i Kosovës në basketboll, mposht Pejën ne ndeshjen e tretë finale

Golden Eagle Ylli shpallet kampion i Kosovës në basketboll, mposht Pejën ne ndeshjen e tretë finale

Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën 67:70 (24:14, 17:20, 13:23, 13:13), në ndeshjen e tretë finale të “play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.

Ylli u shpall për herë të parë kampion i Kosovës, pasi në finale triumfoi me seri 3:0.

Ylli e nisi ndeshjen më mirë me një epërsi 0:6, por më pas erdhi kundërpërgjigja e pejanëve, që ishin shumë më të mirë në çerekun e parë, ku kishin epërsi 24:11, derisa kjo pjesë përfundon 24:14.

Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë. Mysafirët arrijnë të ngushtojnë shifrat në 32:27, por më pas shkëputen sërish pejanët, kurse pjesa e parë përfundon 41:34.

Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku skuadra nga Theranda me kalimin e minutave arrin të shkrijë epërsinë dhe të kalojë në epërsi 52:55, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:57.

Lojë shumë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit me shumë dramë. Ylli kishte epërsi 59:66, por rikthehet Peja me një seri prej 7:0, duke kaluar në epërsi 67:66. Megjithatë, në momentet vendimtare, suharekasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 67:70. /Insajderi.com