Golden State mposht Orlando Magic – rezultatet në NBA

Golden State mposht Orlando Magic – rezultatet në NBA

Superylli Stephen Curry ka shënuar 40 pikë për ekipin e tij Golden State Warriors në mposhtjen e Orlando Magic me rezultatin 111-105, njofton Insajderi.

Tri herë kampioni Curry shënoi 40 pikë, tetë kërcime dhe pesë asiste në Chase Center. Ai shënoi 10 treshe.

Kelly Oubre Jr. shënoi “double-double” me 17 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Andrew Wiggins prodhoi 21 pikë dhe shtatë kërcime në fitoren e ekipit të tyre.

Në anën humbëse, Nikola Vuçeviç shënoi “double-double” me 25 pikë dhe 13 kërcime.

Gjithashtu, Dwayne Bacon dhe Terrence Ross shënuan 20 pikë secili.

Warriors-at tani qëndrojnë 14-12 në humbje-fitore duke u pozicionuar në vendin e tetë në Konferencën Perëndimore.

Rezultatet

Houston Rockets – Miami Heat: 94-101

Boston Celtics – Toronto Raptors: 120-106

Detroit Pistons – Indiana Pacers: 95-111

Golden State Warriors – Orlando Magic: 111-105

Portland Trail Blazers – Philadelphia 76ers: 118-114

/Insajderi.com