Golden State Warriors mposht Los Angeles Clippers – rezultatet në NBA

Golden State Warriors mposht Los Angeles Clippers – rezultatet në NBA

Golden State Warriors mundi Los Angeles Clippers-in me rezultatin 115-105 në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), në një përballje ku ata ishin në disanvatazh prej 22 pikësh, njofton Insajderi.

NBA mbrëmë vazhdoi me dhjetë ndeshje. Ylli i Golden State Warriors-it, Stephen Curry, shënoi “double-double” me 38 pikë dhe 11 asistime për ta ndihmuar skuadrën e tij në fitoren me rezultatin 115-105 kundër Los Angeles Clippers-it.

Për Warriors-in, Andrew Wiggins po ashtu kontriboui me 16 pikë dhe Eric Paschal me 12 pikë.

Ndërkaq, 25 pikët dhe 7 asistimet nga Paul George dhe 24 pikët dhe 4 asistimet nga Kawhi Leonard në radhët e Clippers-it nuk mjaftuan për ta parandaluar disfatën.

Lakers fiton në shtëpi

Kampioni i fundit Los Angeles Lakers mundi skuadrën Chicago Bulls me rezultatin 117-115 në shtëpi.

LeBron James shënoi 28 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa Dennis Schröder dhe Montrezl Harrell kontribuan me nga 17 pikë secili.

Për ekipin nga Chicago, Zach LaVine ishte shënuesi më i mirë me 38 pikë, ndërsa Wendell Carter Jr. shënoi 23 pikë dhe Thaddeus Young 15 pikë.

Rezultatet

Detroit Pistons-Phoenix Suns: 110-105

New York Knicks-Oklahoma City Thunder: 89-101

Boston Celtics-Washington Wizards: 116-107

New Orleans Pelicans-Charlotte Hornets: 110-118

Milwaukee Bucks-Utah Jazz: 118-131

Memphis Grizzlies-Brooklyn Nets: 115-110

Houston Rockets-Orlando Magic: 132-90

Sacramento Kings–Toronto Raptors: 123-144

Golden State Warriors-Los Angeles Clippers: 115-105

Los Angeles Lakers-Chicago Bulls: 117-115

/Insajderi.com