Besart Berisha ka shënuar një gol në takimin e Play-off-it të finaleve në ‘A-League’ në mes të Melbourne Victory dhe ish-skuadrës së tij Brisbane Roar.
![Goli i Berishës nuk i mjafton Melbourne Victoryt [Video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2016/03/besart-berisha-730x440.jpg)
Goli i prishtinasit i shënuar në minutën e 86’-të të takimit u përmbys shpejt nga vendasit e Brisbane, të cilët brenda pesë minutave e rikthyen epërsinë me golat e McKay (88’) dhe Broich (93’).
Play-offi i ‘A-League’ luhet me fazë të eliminimeve me dy ndeshje, i tërë play-offi përmban dy xhiro deri në finale.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet të martën e ardhshme në Melbourne. /Insajderi.com
Besart Berisha Goal Brisbane Roar 0-1 Melbourne… by directgoal