
Olimpija Ljubljana ka shënuar fitore ndaj RFS dhe fal golit të një shqiptari ka kaluar në rundin tjetër në Europa Ligë.
Olimpikja fitoi 2:0 ku njërin nga golat e realizoi reprezentuesi i Shqipërisë, Endri Çekiçi.
Çekiçi shënoi gol në fitoren 2:0 të klubit slloven, që u kualifikua tutje me rezultatin e përgjithshëm 4:3.
Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 45-të, derisa Luka Menalo realizoi për 2:0 në minutat e fundit të takimit.