Goli i Hadërgjonaj ndaj Maqedonisë së Veriut, zgjidhet goli më i mirë i “Playoff” nga UEFA Nation League

Goli i Hadërgjonaj ndaj Maqedonisë së Veriut, zgjidhet goli më i mirë i “Playoff” nga UEFA Nation League

Goli i shënuar nga Florent Hadërgjonaj, kundër Maqedonisë së Veriut në “Playoff”-in e Ligës së Kombeve, është zgjedhur si goli më i mirë nga UEFA, njofton Insajderi.

Përzgjedhjen e golit të Hadërgjonaj, si goli më i mirë, e ka bërë të ditur faqja zyrtare e UEFA Nation League në Twitter.

Në garë për çmimin e golit më të mirë, ishin edhe serb Sergej Milinkovic Savic që shënoi kundër Norvegjisë, islandezi Gylfi Sigurdsson që shënoi kundër Rumanisë dhe norvegjezin Mathias Normann me golin që shënoi kundër Serbisë.

Goli i Hadërgjonaj, si më i miri, u zgjedh nga votuesit në mbarë botën, që vlerësuan parabolën e tij, si goli më spektakolar i raundit.

Në anën tjetër, pasi mori vesh Hadërgjonaj se goli i tij u zgjedh si më i miri, ka reaguar vet protagonisti i golit, në një postim në Instagram, duke thënë “ndjenjë e pa përshkruar kur shënon gol për vendin tënd, por edhe i lumtur që fitova garën për golin më të mirë të Play-Off në Ligën e Kombeve”. /Insajderi.com