Goli i Muriqit kualifikon Lazion në fazën tjetër të Kupës së Italisë

Goli i Muriqit kualifikon Lazion në fazën tjetër të Kupës së Italisë

Lazio ka arritur kualifikimin në Kupën e Italisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Parmën, për të kaluar fazën e 1/8-ve, njofton Isnajderi.

Parolo zhbllokoi sfidën, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Inzaghit, që edhe pas golit nuk i ndali sulmet, duke kërkuar kështu golin e dytë. Megjithatë kur të gjithë prisnin golin e Lazios, që do të vuloste ndeshjen, ishte Parma që gjeti rrugën e rrjetës. Mihaila, pas një asisti të Riçit, ia doli të gjejë rrugën e rrjetës për të barazuar shifrat.

Ishte Vedat Muriqi, i cili ditën e sotme e bëri “sefte” me Lazion, ku pas një krosimi të marrë nga krahu i majtë, sulmuesi i Kosovës, gjuan bukur me kokë, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës, disi edhe me ndihmën e portierit kundërshtar. /Insajderi.com