Goli ‘Olimpik’ i Kroosit: Gjenialitet i gjermanit apo gabim i portierit?

Goli ‘Olimpik’ i Kroosit: Gjenialitet i gjermanit apo gabim i portierit?

Toni Kroos mbrëmë shënoi gol spektakolar, në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndërmjet Valencias e Real Madridit.

Mesfushori gjerman shënoi golin e parë të ndeshjes, ku Real Madridi triumfoi bindshëm 3:1, transmeton Insporti

Kroos shënoi direkt nga goditja e këndit teksa portieri i Valencias, Jaume Domenech po rreshtonte mbrojtjen e tij.

Portieri spanjoll nuk arriti që të reagojë me kohë ndaj gjuajtjes së Kroosit edhe pse ishte në shtyllën më të afërt, me gjuajtjen e gjermanit që edhe pa prekur, do të përfundonte në rrjetë.

Kur ai reagoi, topi tashmë veç e kishte kaluar vijën dhe krejt ajo çka ai mund të bënte ishte që ta godiste atë drejt rrjetës.

Ky ishte goli i parë ‘Olimpik’ i Real Madridit – një gol i shënuar direkt nga goditja e këndit – që prej kur Davor Suker e shënoi një të tillë në ndeshje kampionale kundër Meridas, në dhjetor të 1997-tës. /Insporti.com/