Goli i parë me kombëtaren, Grezda: Ja përse e përqafova Panuccin

Goli i parë me kombëtaren, Grezda: Ja përse e përqafova Panuccin

Eros Grezda shënoi golin e parë me fanellën e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e sotme ndaj Turqisë.

Në prononcim pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH-së, mesfushori tregoi emocionet e përjetuara dhe përqafimin me Panuccin.

“Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës. Golin e parë me fanellën e Shqipërisë ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren Kombëtares”, ka thënë Grezda.

Mesfushori ka rrëfyer momentin kur përqafoi trajnerin e kombëtares pas shënimit të golit.

“Nuk e prisja atë moment. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më shkoi në mendje ishte te pankina, teksa Panuçi më hapi duart dhe e përqafova”. /Insajderi.com