Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka shënuar gol për skuadrën e tij Terek Grozny në kampionatin rus. Goli i 25-vjeçarit është një nga më të pazakontët në karrierën e tij.
Bekim Balaj ka shënuar golin e tij të gjashtë në Premier Ligën ruse, në takimin e kësaj fundjave ndaj Uralit.
Futbollisti i skuadrës çeçene që bën gara në kampionatin rus, realizoi në minutën e 43′ të takimit pasi shfrytëzoi gabimin e portierit të skuadrës vendase të Uralit, raporton Insajderi.
Goli i Balajt mund të konsiderohet si një ndër më të pazakontët e kësaj fundjave futbollistike.
Kjo formë e mirë e ish-sulmuesit të Rijekës, e gëzon edhe trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, i cili e pret në formë futbollistin për ndeshjen me Izraelin më 12 nëntor.
Sulmesi nga Shkodra edhe pse është vetëm 25 vjeçar, më parë ka luajtur edhe në këto kampionate: Shqipëri, Turqi, Çeki, Poloni, Kroaci dhe së fundmi në Rusi.
Ai ka qenë edhe pjesë e skuadrës së njohur çeke, Sparta e Pragës. /Insajderi.com
[dailymotion id=”x4zthbp”]