Nuk do të ketë paqe mes Gasperinit dhe Papu Gomezit. Sherri ndërmjet trajnerit italian dhe kapitenit 32 vjeçar nuk mund të zgjidhet dhe për askënd nuk ka kthim pas. Në këto kushte te Atalanta kërkojnë të përfitojnë financiarisht nga argjentinasi, i cili do të jetë në listën e shitjes që në janarin e ardhshëm, njofton Insajderi.
Pas 6 vite e gjysmë në Bergamo, Gomez do të ndryshojë ambient dhe viti i ardhshëm është momenti i duhur për klubin që të transferojë lojtarin. Kjo për shkak të situatës aspak pozitive me Gasperinin, por edhe për faktin se mund ta humbasin me parametër 0 në vitin 2022.
Atalanta ka vendosur tashmë çmimin për kapitenin e saj, që mund të largohet nga skuadra për një shifër 15 milionë euro. Nga kjo situatë fërkon duart edhe Milani, që është gati të marrë shërbimet e argjentinasit. Hakan Çalhanoglu po shtyn rinovimin e kontratës dhe Papu Gomez do të ishte një goditje e madhe për kuqezinjtë në merkato, duke ditur eksperiencën dhe aftësitë e kapitenit të bergamaskëve. /Insajderi.com