Gomez nuk grumbullohet nga Gasperini në sfidën ndaj Romës

Gomez nuk grumbullohet nga Gasperini në sfidën ndaj Romës

Zënka me trajnerin Gasperini duket se i ka kushtuar shtrenjtë futbollistit argjentinas Papu Gomez, njofton Insajderi.

Tekniku i skuadrës “zikaltër”, në bashkëpunim me klubin, ka vendosur të dënojnë 32 vjeçarin argjentinas, duke mos e grumbulluar në duelin e rëndësishëm ndaj Romës në kampionat.

“Trajneri, në marrëveshje me klubin, ka vendosur të mos grumbullojë lojtarin Alejandro Papu Gomez për shkak të një vendimi teknik”, thuhej në sqarimin e klubit nga Bergamo.

Me shumë gjasa kapiteni i Atalantës do të largohet nga “bergamaskët” në merkaton e janarit, për shkak të situatës së tendosur me klubin, ku njëra nga klubet e interesuara është edhe Roma. /Insajderi.com