Alejandro Gomez pretendon se u largua nga Atalanta në janar sepse trajneri Gian Piero Gasperini u përpoq ta sulmonte fizikisht në dhomat e zhveshjes, shkruan Insajderi.com.
Kjo ngjarje sipas tij supozohej te ketë ndodhur në pushimin e pjesës së parë në një ndeshje në Ligën e Kampionëve kundër Midtjylland.
Gomez tha se i kërkoi presidentit të klubit, Antonio Percassi largimin nga klubi kur Gasperini refuzoi t’i kërkonte falje.
Por, 33-vjeçari pretendoi se Percassi nuk do ta lejonte atë të bashkohej me ndonjë klub tjetër të Serie A, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar në Itali.
“Unë nuk iu binda atij në një taktikë”, tha Gomez për gazetën “La Nacion”.
“Kishin 10 minuta deri sa të përfundonte pjesa e parë dhe ai më kërkoi të luaja në të djathtë, ndërsa unë po luaja shumë mirë në të majtë. Dhe unë thash jo. Unë tashmë e dija se në pjesën e parë ai do të më nxirrte jashtë, dhe kështu ai bëri. Por në dhomën e zhveshjes ai tejkaloi kufijtë dhe u përpoq të më sulmonte fizikisht”.
“Të nesermen u mbajt një takim i të gjithë ekipit. I kërkova falje trajneri dhe shokëve të skuadrës për atë që kishte ndodhur. Dhe nuk morra asnjë falje nga trajneri”, përfundoi ai.
Gomez u transferua te Sevilla në janarin e këtij viti për 5.5 milionë euro./Insajderi.com