Ditën e djeshme, Gonzalo Higuain humbi nënën e tij, Nensi Zakaria pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit, njofton Insajderi.
Lajmi u bë i ditur nga mediat argjentinase, teksa 64 vjeçarja kishte shumë kohë që ishte sëmurë dhe po luftonte me jetën. Menjëherë pas lajmit, Higuain dhe vëllai i tij që luajnë të dy në kampionatin amerikan të futbollit dhe janë nisur drejt Argjentinës, aty ku banonte e ëma e tyre.
Sipas mediave italiane, kohët e fundit “pipita” kishte udhëtuar shpesh drejt Argjentinës për t’i qëndruar afër nënës në ditët e fundit të saj. Kanë qenë shumë mesazhet në ngushëllim të sulmuesit 33 vjeçar, i cili ka luajtur për disa nga ekipet më të mëdha në Europë. /Insajderi.com