Google mund të blejë komapninë FitBit, për të rritur biznesin e orëve të mençura

Google mund të blejë komapninë FitBit, për të rritur biznesin e orëve të mençura

Një raport i fundit i Reuters sugjeron që kompania mëmë e Google, Alphabet, është në bisedime për të blerë Fitbit.

Megjithatë, kjo është vetëm një spekulim pa konfirmim nga ndonjë prej kompanive të përfshira.

Ajo që e bën këtë interesante, është se thashethemet në shtator thanë që Fitbit po mendonte të dilte në shitje.

Alphabet mund të jetë një nga kompanitë më të mira për të blerë Fitbit, në një shitje hipotetike.

Reuters raportoi poashtu që kompania mëmë e Google madje ka bërë një ofertë për të blerë Fitbit, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk do të thotë që kjo marrëveshje në të vërtetë do të kalojë, por nëse ndodh, Google do të marrë 12 vjet përvojë në tregun e orëve të mençura.

Ata gjithashtu do të përmirësojnë rikujtimin e të dhënave shëndetësore përmes algoritmeve të të mësuarit të makinerisë dhe njohuritë e Fitbit për të bërë pajisje miniaturë thjesht mund të ndihmojnë që Google më në fund të na japë një pajisje WearOS.