Hetimi vjen pak pasi Google raportoi të ardhura poshtë pritshmërive të analistëve duke zhgënjyer Wall Street-in. Aksionet e kompanisë ranë me 3.7% mëngjesin e së Martes.
Google rrezikon të përballet me një tjetër hetim nga Bashkimi Evropian lidhur me praktikat e menaxhimit të të dhënave të vendndodhjes të cilat mund të shkelin rregullat e ashpra të privatësisë së bllokut.
Armatosur me fuqinë për të vendosur gjoba të majme, Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave në Irlandë tha ditën e Marte se ka hapur një hetim në ndaj Google.
Komisioni hedh dyshime mbi ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave të vendndodhjes së përdoruesve dhe nëse i përmbahet obligimeve të artikullit 60 të GDPR.
Hetimi vjen pak pasi Google raportoi të ardhura poshtë pritshmërive të analistëve duke zhgënjyer Wall Street-in. Aksionet e kompanisë ranë me 3.7% mëngjesin e së Martes.
Gjurmimi ka qenë një problem i hershëm i kompanive teknologjike. Shërbimet e Google për smartfonët ruajnë të dhënat e vendndodhjes edhe kur funksionet e privatësisë që e kontrollojnë ishin të fikura.
Hetimi vë nën presion edhe blerjen e FitBit nga Google, një marrëveshje e nënshkruar vitin e kaluar prë 2.1 miliardë dollarë.