Google së shpejti njofton datën e lansimit të shërbimit Stadia

Google së shpejti njofton datën e lansimit të shërbimit Stadia

Në mars, Google njoftoi platformën e lojërave të saj të re, të quajtur Stadia.

Platforma do të jetë në gjendje të drejtojë një numër të madh lojërash në serverë me kapacitet të lartë, si dhe lojëra drejtpërdrejt në çdo pajisje me lidhje të shpejtë në internet.

Google Stadia në llogarinë e saj në Twitter sugjeron që platforma është shumë pranë lansimit.

Platforma është projektuar për zhvilluesit e lojërave, të cilët do të jenë në gjendje të krijojnë tituj që nuk do të duhet të optimizohen për të punuar në harduer të dobët. Stadia do të lansohet me Wi-Fi kontrolluesin e vet, i cili lidhet direkt me internetin për të reduktuar latentet.

Ka ende shumë të panjohura kur është në pyetje shërbimi Stadia. Google mund të ofrojë informata shtesë rreth shërbimit gjatë konferencës E3, e cila fillon më 11 qershor.