Nëse nuk e keni përditësuar iPhone tuaj në iOS 12.4 tashmë është koha për ta bërë. Të tilla probleme do të tërhiqnin njerëz që paguajnë miliona përpara se Apple ti a" />

Google zbuloi disa probleme sigurie në Apple iOS dhe një prej tyre nuk është adresuar ende

Google zbuloi disa probleme sigurie në Apple iOS dhe një prej tyre nuk është adresuar ende

Nëse nuk e keni përditësuar iPhone tuaj në iOS 12.4 tashmë është koha për ta bërë. Të tilla probleme do të tërhiqnin njerëz që paguajnë miliona përpara se Apple ti adresojë.

Hulumtuesit e sigurisë pranë Google kanë zbuluar një total prej gjashtë problemesh sigurie në Apple iOS, ku njëra prej tyre ende nuk është adresuar.

Sipas ZDNet, problemet janë zbuluar nga hulumtuesit e sigurisë të Projektit Zero të Google Natalie Silvanovich dhe Samuel Grob ndërsa pesë prej tyre janë adresuar në përditësimin iOS 12.4 të javës së kaluar.

Të gjitha problemet e sigurisë mund të shfrytëzohen nga hakerët pa ndërveprimin e përdoruesve. Katër prej tyre bazohen tek një mesazh i dërguar nga një haker dhe përdoruesit nuk i ngelet gjë tjetër vetëm se të hapë mesazhin që të bjerë pre e sulmit.

Detajet e pesë problemeve të sigurisë janë publikuar online, por i fundit mbetet konfidencial derisa të adresohet nga Apple.

Nëse nuk e keni përditësuar iPhone tuaj në iOS 12.4 tashmë është koha për ta bërë. Të tilla probleme do të tërhiqnin njerëz që paguajnë miliona përpara se Apple ti adresojë.

Duke ja dërguar Apple këto probleme sigurie, hulumtuesit i kanë bërë  një shërbim të vyer përdoruesve të iOS në mbarë botën. /PCWorld Albanian