Gota me ujë ngrihet nga i ftohti, reagimi epik i ministrit kanadez

Gota me ujë ngrihet nga i ftohti, reagimi epik i ministrit kanadez

Ministri i ri i Kanadasë për Shërbimet Indigjene Seamus O’Regan u përball me të vërtetën e  klimës së ftohtë kanadeze, kur u përpoq të pinte nga gota e ujit në një konferencë shtypi, e cila kishte ngrirë komplet.  O’Reagon reagoi me hutim ndërsa griti gotën me ujë të ngrirë duke shkaktuar edhe të qeshura në publik.

Incidenti ndodhi gjatë një konference shtypi në Ottawa, duke rezultuar një fillim jo i mirë për emërimin e O’Regan si ministër i shërbimeve vendase.

Emëruesi i ri i kryeministrit Justin Trudeau po merr tashmë shpatullën e ftohtë nga disa nga votuesit e tij si dhe nga deputetët e tjerë. Deputeti konservator, Erin O’Toole, nuk  e priti mirë emërimin e O’Regan duke shtuar se kanadezët indigjenë “do të jenë të shqetësuar”.

Mirëpritja me pak se ngrohtësi e O’Regan është pjesërisht për shkak të komenteve të diskutueshme që ai ka bërë, të tilla si krahasimi i braktisjes së gazetarisë me atë të një ushtari që vesh për herë të fundit uniformën e tij.