Gotze transferohet te gjigandi holandez PSV

Gotze transferohet te gjigandi holandez PSV

Fituesi i Kupës Botërore të Gjermanisë, Mario Gotze, është bashkuar me klubin holandez PSV Eindhoven me një marrëveshje dyvjeçare, njoftoi klubi holandez të martën, transmeton Insajderi.

Lojtari, që ia dhuroi Botërorin Gjermanisë së tij, me golin e shënuar në finale në kohën shtesë kundër Argjentinës së Lionel Messit, këtë verë ishte pa klub dhe pa kontratë, pasi klubi gjerman i BVB Dortmund ia ndërpreu kontratën.

“Vazhdova me stërvitjet dhe jam i gatshëm për aventurën e re. Jam duke pritur të bashkohem me shokët e mi të rinj të ekipit për stërvitje të plotë dhe të përgatitem për ndeshjet e ardhshme”, tha 28-vjeçari në një deklaratë.

“Kam pasur shumë oferta këtë verë, por jam njeri me ndjenja dhe vet i marr vendimet e mia. Ndihem se jam gati për një sfidë shumë të ndryshme dhe kam besim se ky duhet të jetë një tranzicion shumë i rehatshëm për mua”, tha mesfushori gjerman me tipare sulmuese.

Këtë merkato, Gotze u bashkua me PSV si lojtar i lirë, pasi kishte mbaruar kontrata me ekipin gjerman. /Insajderi.com