Grabitet Carlos Bacca, ia vodhën Porsche-n

Grabitet Carlos Bacca, ia vodhën Porsche-n

Sulmuesi i Milanit Carlos Bacca është grabitur natën e kaluar, kur hajnat i kanë vjedhur një makinë Porsche Cayenne dhe bizhuteri brenda shtëpisë së tij.

Kolumbiani është momentalisht në detyrë ndërkombëtare në Amerikën e Jugut, me kombëtaren e tij. Sipas televizionit italian Mediaset Premium, hajdutët hynë në vilën e Baccas në Trezzano sul Naviglio, pranë Milanos.

Bacca do të kthehet në Itali pas kualifikueseve për Kupën e Botës të martën. Policia italiane ende është në hetim të incidentit. /Insajderi.com

porsche