Bayern Munich mund të bëjë një lëvizje të papritur për t’i dhënë fund magjisë së Granit Xhakës tek ekipi anglez Arsenal, shkruan “The Sun”.
Xhaka nuk ka mundur ta bind trajnerin e Arsenalit me paraqitjet e deritanishme në Londër dhe kjo ka krijuar mundësin që ai të largohet nga klubi anglezë.
Ish anëtari i Baselit pritet të rikthehet në Bundesligë, ku interesim për të ka shfaqur gjiganti gjerman, Bayern Muich.
Interesimin e Bayernit për Xhakën e ka konfirmuar edhe ish selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.
“Bavaria e ka Xhakën në radar. Xhaka është gjithmonë një temë e bisedës për klubet e mëdha dhe zhvillimi i tij ende nuk ka përfunduar.”, ka deklaruar për Bildish trajneri i Bayernit, shkruan “The Sun”. /Insajderi.com