Granit Xhaka ka shënuar në fitoren e Arsenal kundër Norwich

Granit Xhaka ka shënuar në fitoren e Arsenal kundër Norwich

Arsenal ka fituar me rezultat 4 me 0, ndeshjen kundër Norwich, në kuadër të javës së 32 të Premier Ligës.

Aubamayang ka shënuar i pari në minutën e 33’, 4 minuta më vonë, Granit Xhaka e ka shënuar golin e dytë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë Arsenal shënoi edhe 2 herë të tjera përmes Aubamayang dhe Soares.

Me këtë fitore, Arsenal ka mbajtur gjallë shpresat për një vend që dërgon në Champions League, ndërsa Norwich ka bërë një hap mbrapa në luftën e saj për mbijetesë. / Insajderi.com