Granit Xhaka mesazh për tifozët e Arsenalit

Granit Xhaka mesazh për tifozët e Arsenalit

Arsenali e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme turneun amerikan “International Champios Cup”.

Djelmoshat e Unai Emeryt nga dy ndeshje të zhvilluara kanë regjistruar dy fitore duke tubuar gjashtë pikë.

Fillimisht, londinezët mposhtën 2:1 Bayern Munich e më pas arritën ta mposhtin edhe Fiorentinën me rezultat bindës 3:0.

Formë të lartë në këto ndeshja ka shfaqur edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili njëherit është kandidat potencial për shiritin e kapitenit tek Arsenali.

Xhaka përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka falënderuar tifozët për mbështetjen derisa thotë se është i lumtur me ndeshjet e deritashme.

“Faleminderit shumë që keni ardhur për të na mbështetur në Charlotte. I lumtur që do të vazhdojmë në turneun tonë në SHBA”, shkroi Xhaka në Instagram.