
Pas kualifikimit të skuadrës së Arsenalit në rrethin tjetër të UEFA Europa League, ka reaguar lojari kosovar, Granit Xhaka.
‘Topçinjtë’ siguruan kualifikimin për në raundin e 1/8 së finales, pasi mposhtën Benficën me rezultat 3-2 (1-1).
Pas ndeshjes Xhaka është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore.
“Po pra, për këtë jam duke folur. Zemër e madhe, deshirë e madhe, fitore e madhe”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.
Xhaka në këtë takim luajti 90 minuta dhe bëri një paraqitje fantastike. /Insajderi.com