Granit Xhaka: Vështirë të luash kundër gjakut tënd

Granit Xhaka: Vështirë të luash kundër gjakut tënd

Sa herë që intervistohet njëri nga vëllezërit Xhaka, nuk mund të lihen anash pyetjet mbi duelin në mes të Kombëtares Shqiptare ndaj as të Zvicrës.

Ndeshja ndaj Shqipërisë do të jetë e veçantë, por edhe e vështirë pasi do të luaj ndaj kombit të tij.  Kështu deklaroi mesfushori i Monchengladbachut Granit Xhaka, në një intervistë për gazetën gjermane “Rheinische Post”.

“Kjo është një situatë e veçantë, e cila nuk mund të kuptohet nga të gjithë. Kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë apo Zvicrën, por thjesht për faktin se luan kundër gjakut tënd. Por ne po e presim me padurim sfidën”, – ka thënë kapiteni i Monchengladbachut, Granit Xhaka, raporton Insajderi.

Ai beson që me Zvicrën gjithsesi që do të kalojë fazën e grupeve, por mendon edhe për ëndrrën e fitimit të Kampionatit Evropian, që mbahet këtë vit në Francë.

Në pyetjen e gazetarit se a mundet Zvicra ta fitojë “Euro 2016”-ën, ai u përgjigje shkurt: “Pse jo?”.

Shqipëria dhe Zvicra do të takohen më 11 qershor në “Stade Bollaert-Delelis”, të Lensit në kudaër të Grupit E në Kampionatin Evropian, raporton Insajderi.

Shqipëria dhe Zvicra janë takuar edhe më herët, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Brazil 2014”, dhe të dyja ndeshjet i pati fituar përfaqësuesja Zvicerane.

Në të dyja ndeshjet kombëtarja shqiptare ishte dënuar nga futbollisti tjetër shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri./Insajderi