Gratë djegin shamitë dhe burrat rruajnë mjekrën për të festuar largimin e ISIS

Gratë djegin shamitë dhe burrat rruajnë mjekrën për të festuar largimin e ISIS

Civilët sirianë festuan ikjen nga një bastion i ISIS në Raqqa duke i djegur mbulesat, të cilat ishin detyruar t’i vishnin sipas rregullave shtypëse të grupit.

Një grup grash hoqën rrobat e zeza të cilat që kishin veshur mbi fustanet e tyre dhe u vunë flakën pasi familjet e tyre u liruan nga qyteti në veri të Sirisë të enjten.

Ato mallkuan kodin e rreptë të veshjes të imponuar nga ISIS, të cilët detyronin gratë të mbulonin fytyrat dhe të vishnin fustane të gjata dhe të gjera, shkruan The Independent.

Të mbijetuarit e emocionuar u filmuan duke u gëzuar për çlirimin që erdhi përmes Forcave Demokratike Siriane të ndihmuara nga SHBA.

Gratë tregojnë për vuajtjet që u janë shkaktuar, se si ia kanë vrarë të afërmit para syve.

“Ata gjuajtën me armë drejt shtëpisë sime. Burri im ishte jashtë, ai u qëllua dhe vdiç”, tregon një grua duke qarë.

Një grua tjetër duke qarë thotë: “Më jep shkrepësen, do ta djeg këtë.Mallkuar qofshin këto rroba që na detyruan t’i vishnim!”

Një burrë i tha një berberi të ia rruajë mjekrën e tij të gjatë që ishte detyruar ta rriste gjatë sundimit të ISIS.

“Largojë që të gjithën vetëm për inat të tyre”, thotë ai. /Insajderi.com