Gratë kamboxhiane protestojnë kundër ligjit për kodin e veshjes

Gratë kamboxhiane protestojnë kundër ligjit për kodin e veshjes

Gratë kamboxhiane janë mbledhur në mediat sociale për të dënuar një ligj të propozuar që rregullon mënyrën e veshjes së njerëzve në publik, duke përfshirë postimin fotove të veshur në rroba banje ose rroba ekspozuese, njofton Insajderi.

Theksuar si e nevojshme për të ruajtur traditën kamboxhiane, ligji do t’i ndalojë gratë të veshin gjithçka që konsiderohet “shumë e shkurtër” ose “shumë transparente” dhe ka nxitur kritika se ky ligj i propozuar është i paqartë dhe inkurajon kulturën e fajësimit të viktimës.

Projekt-ligji, i cili do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm nëse miratohet nga disa ministri qeveritare dhe asambleja kombëtare, gjithashtu do t’i ndalojë burrat të dalin pa bluza në vendin social konservator të Azisë Juglindore.

“Urime, po kthehemi pas në vitet 1960”, postoi artistja Lisa Mam në Facebook.

Vitet e fundit, aktoret dhe këngëtarët janë shënjestruar gjithnjë e më shumë nga qeveria për veshjen e tyre, ku disa performanca u ndaluan e madje pati edhe arrestime.

Një peticion në internet që dënon projektligjin ka marrë 14,000 nënshkrime deri më tani. /Insajderi.com

Burimi: South China Morning Post