Gratë kërkojnë të largohet ligji “martohu me përdhunuesin tënd”

Gratë kërkojnë të largohet ligji “martohu me përdhunuesin tënd”

Postera të tmerrshme të një gruaje veshur me një vello nusërie të shqyer dhe gjakosur është shfaqur së fundmi në Beirut me mbishkrimin: “Një fustan i bardhë nuk mbulon përdhunimin”.

Në pranverë, një grup aktivist për të drejtat e grave, kishte varur vello të ndotura ngjashëm përgjatë shëtitores së famshme të qytetit.

Kampanja të tilla publike e provokuese janë pjesë e një shtyse të re në Liban dhe rreth Lindjes së Mesme për të shfuqizuar ligjet të cilat lejojnë ndjekjen kriminale të përdhunuesve nëse ata martohen me viktimat.

Ligjet janë ndërtuar rreth qëndrimeve patriarkale të cilat e lidhin nderin e familjes drejtpërsëdrejti me virgjërinë e gruas; opsioni i martesës është si qëllim i mbrojtjes së familjes nga “skandali”, siç kishte treguar vëllai i një viktime.

Tani pritet të bëhen ndryshime pasi që parlamenti do të votojë për këtë çështje gjatë kësaj vere, raporton The Independent.

Por, çdo ndryshim do të jetë shumë vonë për Basma Mohamad Latifa, familja e së cilës ka treguar se ajo ishte dhunuar tri vite më parë në një fshat në jug të Libanit nga një burrë që ishte sa dy-fishi i moshës së saj i vjetër.

Familja e saj nuk kishte shkuar në polici duke bërë një marrëveshje që të mos ngritin akuza në shkëmbim të martesës.

Në qershor, vetëm pak pas syfyrit të Ramazanit, burri shkoi te shtëpia e vëllait të Latifas, ku ajo po qëndronte, dhe e qëlloi nëntë herë.

Ajo vdiq në moshën 22-vjeçare.

Dhe mbi gjithë turpin që i bashkëngjitet përdhunimit, avokatët e grave thonë se, të mbijetuarat e përdhunimit në shumë vende nuk u besojnë autoriteteve ligjore, thonë se nuk do t’i marrin seriozisht rastet e tyre.

Ndërsa, nëse ligji Libanez shfuqizohet, do të jetë “një fitore morale”, ka thënë përfaqësuesja e grupit Kafa, Maya Ammar, grup ky i cili punon me të mbijetuarat e dhunës familjare.

Sipas saj, më shumë të mbijetuara do të ngritin padi në vend se ta zgjidhin çështje privatisht. /Insajderi.com