Graziano Pelle transferohet te Parma si lojtar i lirë

Graziano Pelle transferohet te Parma si lojtar i lirë

Graziano Pelle tashmë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Parmës. Sulmuesi italian ka mbyllur aventurën në Kinë dhe ka vendosur të rikthehet në Europë, ku për këtë sezon do të jetë pjesë e Parmës, njofton Insajderi.

35 vjeçari ishte një dëshirë e madhe e trajnerit të Interit, Antonio Conte te Inter, i cili e kërkoi te skuadra që ai drejton, por një marrëveshje mes palëve nuk u arrit. Në këtë situatë, Conte nuk mori sulmuesin, të cilin e njihte që nga koha që ishte në drejtimin e Italisë.

Pelle kalon të Parma me parametër zero, teksa transferimin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit italian, Kyle J. Krause, i cili i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit. /Insajderi.com