Diplomati amerikan, njëherësh edhe i dërguar i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku protestuesit – mbështetës të Donald Trump – janë future brenda Kongresit amerikan, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Twitter, Grenell thotë se secili që merr pjesë në dhunë, duhet të arrestohet.
“Çdokush që po merr pjesë në dhunë duhet të arrestohet, menjëherë”, shkroi ai në Twitter.
“Kjo është e papranueshme dhe joamerikane”, ka shtuar ai.
Ka raportime se edhe armët janë përdorur, ndërsa po kontestohet rezultati i zgjedhjeve të nëntorit ku fitues doli Joe Biden. /Insajderi.com