Greqi: 13 vjet burg për anëtarët e Agimit të Artë

Greqi: 13 vjet burg për anëtarët e Agimit të Artë

Gjykata në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, dënoi drejtuesit e grupit politik neo-nazist “Agimi i Artë” me nga 13 vite burgim, raporton Insajderi.

Udhëheqësi i Agimit të Artë, Nikos Michaloliakos, u dënua nga Gjykata e Apelit e Athinës, për krijimin dhe drejtimin e një organizate kriminale nën pretekstin e një partie politike. Së bashku me Michaloiakos, u dënuan edhe bashkëpunëtoret tjerë të tij, Christos Pappas, Ilias Kasidiaris, Ioannis Lagos, Giorgos Germenis dhe Ilias Panagiotaros, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e tjerë të Agimit të Artë u dënuan me dënime më të ulëta nga pesë deri në shtatë vjet, të akuzuar vetëm për anëtarësim në një organizatë kriminale.

Giorgos Roupakias, i cili vrau muzikantin majtist Pavlos Fyssas në vitin 2013, u shpall fajtor për të gjitha akuzat në lidhje me vrasjen dhe u dënua me burgim të përjetshëm dhe me 10 vjet shtesë për anëtarësimin e tij në parti.

Javën e kaluar Gjykata e Apelit e Athinës shpalli fajtor udhëheqjen e partisë së ekstremit të djathtë Agimi i Artë për akuzat e formimit të një organizate kriminale. /Insajderi.com