
Greqia do t’i bëjë të detyrueshme vaksinat kundër Covid për personat e moshës 60 vjeç e lart.
Gjobat prej 100 € do të vendosen në intervale mujore nga mesi i janarit për ata që refuzojnë, ka thënë kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Paratë do të shkojnë për sistemin shëndetësor grek, i cili po lufton me një rritje të pranimeve në spitale, raporton BBC, transmeton Shqip.com.

Vaksinimi anti-COVID
Rreth 63% e popullsisë 11-milionëshe të Greqisë është plotësisht e vaksinuar, por të dhënat tregojnë se më shumë se 520,000 njerëz mbi 60 vjeç nuk e kanë marrë ende vaksinën.
“Grekët mbi moshën 60 duhet të rezervojnë takimin e tyre për një vaksinën e parë deri më 16 janar”, tha kryeministri në një deklaratë për kabinetin.
“Vaksinimi i tyre tani e tutje është i detyrueshëm”, tha ai. /Insajderi.com